Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar

Ministria e Drejtësisë në kuadër të angazhimeve të saja për përmbushjen e aktiviteteve në zbatimin e Ligjit Nr 03/L-141, për Administrimin e Pasurisë se Sekuestruar ose të Konfiskuar ka themeluar Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, e cila është Agjenci ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

 

Misioni Ynë

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar mbanë përgjegjësi për ruajtjen dhe administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, e që i janë besuar në përkujdesje nga autoritetet kompetente. Agjencia do të kryej funksionet e saj me qëllim që të ofrojë administrim të leverdishëm dhe profesional të pasurisë dhe do të zhvillojë punët e saj me integritet dhe transparencë. Objektivi kryesor i Agjencisë është të bëhet qendër e shkëlqyeshme në administrimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar.

 

Përbërja e Agjencisë

Udhëzimi Administrativ 1/2010, përcakton strukturën funksionale dhe organizative të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar. Agjencia është organ në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutiv. Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, në strukturën e saj organizative ka edhe:
1.    Departamentin e Administratës, në kuadër të së cilit gjendet Divizioni i Personelit dhe Divizioni i Buxhetit dhe Financave;
2.    Departamentin e Pranimit, Ruajtjes së Vlerës dhe Shitjes së Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar në kuadër të së cilit gjendet Divizioni i Pranimit dhe Ruajtjes së Vlerës, si dhe Divizioni i Shitjes së Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

 

Detyrat dhe Përgjegjësitë e Agjencisë

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar ka këto detyra dhe përgjegjësi: ruan dhe administron pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar në bashkëpunim me prokurorinë, gjykatën, apo organet tjera kompetente, në pajtim me ligjin në fuqi, me përjashtim të pasurisë së konfiskuar për realizimin dhe mbledhjen e detyrimeve tatimore.

Agjencia ndihmon në ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin ose konfiskimin e pasurisë, sipas kërkesës së organeve kompetente, Agjencia mundëson shitjen e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar, sipas autorizimit të organit kompetent.

Agjencia ndërmerr veprime të nevojshme për ruajtjen adekuate dhe sigurimin e vlerës së pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar. Ruajtja e vlerës mund të sigurohet me mbajtjen, apo shitjen e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar nga ana e Agjencisë, në mënyrë që të zëvendësohet me një kundërvlerë monetare. Agjencia angazhon ekspert sipas nevojës për vlerësimin e vlerës së pasurisë dhe mënyrën e ruajtjes së sendit të sekuestruar ose të konfiskuar.

Të hyrat e realizuara nga shitja deponohen në xhirollogarinë bankare të Agjencisë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Në rastet e veçanta Agjencia mund të kërkoj nga gjykata, apo organi tjetër kompetent që pasuria e sekuestruar t’i lihet për ruajtje, apo shfrytëzim personit të cilit i është sekuestruar sendi.
Agjencia administron të dhënat lidhur me pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar në një sistem të centralizuar kompjuterik. Çdo person fizik, apo juridik, të cilit i është sekuestruar ose konfiskuar pasuria, ka të drejtë të kërkojë dhe të informohet nga agjencia për pasurinë e tij të sekuestruar ose të konfiskuar. Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar në zbatimin e objektivave dhe veprimeve që dalin nga Ligji, si dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në funksion të kompletimit të infrastrukturës ligjore në sektorin e drejtësisë.


Ligji Nr. 03/L-141 PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË SEKUESTRUAR OSE TЁ KONFISKUAR

UDHËZIM ADMINISTRATIV NT. 1/2010, PËR STRUKTURËN FUNKSIONALE DHE ORGANIZATIVE TË AGJENCISË PËR ADMINISTRIMIN E PASURISË SË, SEKUESTRUAR OSE TË KONFISKUAR

Organogrami

Shpallje

Listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar me shkrim provimin e Jurisprudencës

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 04/L-141 neni 12 paragrafi 8 dhe 9 për Provimin e...më shumë

NJOFTIM PËR KOHËN E MBAJTJES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ME SHKRIM

Në bazë të Ligjit nr. 04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës dhe nenit 4...më shumë

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
     1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30

Ministria e Drejtësisë në: