Roli dhe Misioni i Ministrisë së Drejtësisë
Të siguroj një sistem gjyqësor e prokurorial efikas, të pavarur, të paanshëm, para së cilit të gjithë qytetarët do të ndihen të sigurt dhe të barabartë.
Ministria e Drejtësisë siguron trajtim sa më profesional dhe sipas standardeve ndërkombëtare të të paraburgosurve, të dënuarve, viktimave të dhunës, viktimave të trafikimit dhe dëshmitarëve të mbrojtur.
Ministria e Drejtësisë harton legjislacionin në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe harmonizon ligjet me standardet e BE-së, zhvillon bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, si dhe siguron qasje më të lehtë në institucionet e drejtësisë për pjesëtarët e komuniteteve pakicë.
Përfaqësues nga Kosova morën pjesë në takimin e gjashtë vjetor të Akademisë Ballkanike të Shkencave Forenzike
Prishtinë, 26 qershor 2009/ Nga data 18-21 qershor, në Kavala në Greqi u mbajt takimi i gjashtë vjetor i Akademisë Ballkanike të Shkencave Forenzike, (Balkan Academy of Forensic Sciences BAFS). më shumë
U shënua 26 Qershori-Dita ndërkombëtare në Përkrahje të Viktimave të Torturës
Prishtinë, 26 qershor 2009/ Me rastin e 26 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare në Përkrahje të Viktimave të Torturës u mbajt një konferencë ku u diskutua për përkrahjen e viktimave të torturës, e cila u organizua nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Viktimave, si dhe nga Zyra e Komisarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve Bashkuara. Në këtë konferencë morri pjesë edhe Zëvendësministri i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Arsim Janova, i cili theksoi:më shumë