Zyra për Integrime Evropiane

Zyra për Integrim Evropian (ZIE)

Në bashkërendim me politikat e Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për të krijuar struktura të qëndrueshme dhe afatgjata të Integrimit Evropian në Kosovë, Ministria e Drejtësisë (MD),  përmes një Vendimi të Sekretarit të Përhershëm nr. 4-11/2006, më 20 nëntor 2006 ka themeluar Zyrën për Integrim Evropian (ZIE).

Qëllimi i themelimit të ZIE-së është bashkërendimi i aktiviteteve të MD-së në kuadër të procesit të Integrimit Evropian si dhe koordinimi i detyrave dhe obligimeve të MD-së që dalin nga pjesëmarrja e Kosovës në Mekanizmin Përcjellës të Stabilizim Asociimit (MPSA).

Sipas organogramit ZIE vepron në kuadër të Zyrës së Sekretarit të Përhershëm të MD-së. ZIE aktivitetet e saj i bazon në këto dokumente: Planin Strategjik të MD-së 2006-2011, Planin e Veprimit të MD-së 2009, Planin për Integrim Evropian 2008-2010, Planin e Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE) 2009 dhe në Instrumentin e ndihmës për para-anëtarësim (IPA) 2007-2012.

Me qëllim të funksionalizimit të ZIE-së, MD më 1 dhjetor 2006 ka rekrutuar Zyrtarin e Lartë për Integrim Evropian, andaj kjo datë merret si dita kur kjo zyrë ka filluar punën e saj në mënyrë efektive.

Pasi që aktivitetet në procesin e Integrimit Evropian janë vazhdimisht duke u zgjeruar dhe duke parë nevojën e menjëhershme për të pasur një koordinim më të mirë jo vetëm të asistencës financiare të BE-së, por edhe në mes donatorëve tjerë dhe institucioneve vendore (në këtë rast MD-së), është shtruar nevoja për rritjen e numrit të stafit nëpër ZIE-ve të të gjitha Ministrive.

Në lidhje me këtë Qeveria e Kosovës më 30 maj 2008 ka nxjerrë Vendimin 05/22, në bazë të cilit themelohet pozita e Zyrtarit të Lartë për Programimin e Asistencës së Instrumentit të ndihmës për para-anëtarësim (IPA), e cila pozitë duhet të jetë në kuadër të ZIE-ve të ministrive. Në përputhje me Vendimin e Qeverisë, MD më 19 gusht 2008 ka rekrutuar Zyrtarin e Lartë për Programimin e IPA-së.

Zyrtari i Lartë për Programimin e Asistencës IPA-së i përgjigjet drejtpërdrejtë udhëheqësit të ZIE-së. Qëllimi i kësaj pozite është koordinimi më i mirë i fondeve të BE-së që mbështesin MD-në, pastaj në përgaditjen e Projekt-Propozimeve në kuadër të IPA, si dhe një koordinim më i avancuar i punës me të gjithë donatorët tjerë që janë të interesuar të mbështesin MD-në.

Aktivitetet kryesore dhe përgjegjësitë e kësaj zyre janë:

  • Bashkëpunimi i ngushtë me Agjencinë për Koordinimin e Zhvillimit dhe Integrimit Evropian (AKZhIE), e cila gjendet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (ZKM)  për të bashkërenduar aktivitetet, detyrat dhe obligimet në lidhje me Mekanizmin Përcjellës të Stabilizim-Asociimit (MPSA), dhe në lidhje me procesin e Integrimit Evropian në tërësi;
  • Pjesëmarrje në takimet e rregullta të Sekretarit të Përhershëm me Drejtorët e Departamenteve dhe zyrave, si  dhe të siguruarit e zbatimit të obligimeve dhe detyrave të MD-së në lëmin e Integrimit Evropian;
  • Të siguruarit e informimit dhe komunikimit intensiv brenda MD-së sa i përket aktiviteteve që lidhen me çështjet e Integrimit Evropian;
  • Koordinimi i aktiviteteve dhe ndihmesa në sigurimin me kohë të informacioneve të MD-së në përgatitjen e takimeve të MPSA-së dhe të punëtorive sektoriale në fushën e Qeverisjes së Mirë mes Institucioneve rrespektive dhe Komisionit Evropian;
  • Koordinimi, monitorimi dhe raportimi kuartal (çdo tre muaj) në AKZhIE lidhur me shkallën e implementimit të Planit të Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE), për pjesën që është nën përgjegjësinë e MD-së;
  • Organizimi, koordinimi dhe monitorimi i aktiviteteve të Grupit Punues “Qeverisja” në lëmin e Integrimit Evropian, i cili udhëhiqet nga MD;
  • Koordinimi i asistencës së IPA-së, dhe pjesëmarrje aktive në procesin vjetor të programimit të IPA-së mes MD-së, AKZhIE-së dhe Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ZNKE);
  • Të siguruarit që ekspertët e sektorëve të MD-së të përgatisin propozim-projekte (angl. EU Project Concept Notes and EU Project Fiche) të mjaftueshme, të kualitetit të mirë dhe me kohë në procesin  vjetor të programimit të IPA-së bazuar në nevojat e MD-së;
  • Koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me të gjithë donatorët e interesuar për të ofruar asistencë në MD;
  • Të shërbyerit si pikë ndërlidhëse mes MD-së dhe ZNKE-së për çështje të ndryshme në lëmin e Integrimit Evropian;
  • Organizimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve mes ZIE-së, AKZhIE-së, ZNKE-së dhe institucioneve tjera vendore në lidhje me Misionet Homologe Vlerësuese të dërguara nga Komisioni Evropian për të vlerësuar përgjithësisht funksionimin e Sistemin të Drejtësisë dhe të Rendit në Kosovë etj.



Lulzim BEQIRI
Udhëheqës i Zyrës për Integrime Evropiane


Kontakti:
Email: [email protected];
Tel.: 038/200 18-092
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VIII, Zyra 803
Prishtinë, Kosovë
 

Listën e kandidatëve të cilët e kanë kaluar me shkrim provimin e Jurisprudencës

Duke u bazuar në Ligjin Nr. 04/L-141 neni 12 paragrafi 8 dhe 9 për Provimin e...më shumë

NJOFTIM PËR KOHËN E MBAJTJES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS ME SHKRIM

Në bazë të Ligjit nr. 04/L-141 për Provimin e Jurisprudencës dhe nenit 4...më shumë

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31

Ministria e Drejtësisë në: