Ligji për Amnisti do të jetë i barabartë për të gjithë dhe për tërë territorin e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 2 qershor 2013 – Ministria e Drejtësisë ka kohë që është duke e përgatitur Projektligjin për Amnisti. Pas amandamentimit të Kushtetutës të Republikës së Kosovës këtë vit, me iniciativë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, që nga prilli i vitit 2011 është duke u finalizuar drafti i Projektligjit për Amnisti, për çka qysh vitin e kaluar është formuar grupi punues nga ekspert vendor dhe ndërkombëtar.

Qëllimi i projektligjit është që amnistia të përfshije vepra të caktuara dhe jo një etnitet apo një pjesë të territorit, por çdo vepër e amnistuar do të jetë për çdo rast, respektivisht vepër dhe kryes pa dallime etnie dhe në çdo pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. Puna në hartimin e projektligjit nuk po bëhet me drejtësi selektive, por barazia para ligjit reflekton edhe në amnisti.

Në kohën kur Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka filluar iniciativën për amnisti, nuk është menduar amnistia për një etni apo një pjesë të territorit (veriun e Republikës së Kosovës) dhe nuk mendohet as sot të ketë dallime etnie apo territoriale.

Prapa

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31

Ministria e Drejtësisë në: