Ministria e Drejtësisë dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 9 nëntor 2011 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka vizituar Shoqatën e ish të Burgosurve Politik të Kosovës, me ç’rast, me Kryetarin e kësaj shoqate, Hydajet Hyseni, kanë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi.

Me anë të këtij memorandumi, Ministria e Drejtësisë do të mbështesë Shoqatën e ish të Burgosurve Politik të Kosovës në identifikimin, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave të ish të burgosurve politik.

Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, Ministri Kuçi tha së Qeveria e Kosovës është e interesuar të forcojë dhe të institucionalizojë punën e kësaj shoqate. “Është një prej ditëve të mira në kuptimin e ndriçimit të një pjese të historisë, e cila ka dhënë shumë për lirin dhe pavarësinë e vendit. Natyrisht, Qeveria e Kosovës është e interesuar të forcojë dhe të institucionalizojë punën e shoqatës. Ne do të mbështesim materialisht, por do të mbështesim edhe profesionalisht identifikimin e të dhënave, grumbullimin dhe përpunimin e tyre, sa me mirë që është e mundur dhe do të mbështesim vazhdimisht forcimin e identitetit të shoqatës”, tha Ministri Kuçi.

Ndërsa, Kryetari Hyseni tha së nënshkrimi i këtij memorandumi është bazë e mirë për punë të mëtutjeshme. “Memorandumi që nënshkruam sot me Zëvendëskryeministri Kuçi, është fale kujdesit dhe angazhimit të Qeverisë. Ky memorandum krijon bazat për një punë të mëtejshme në kompletimin e evidencës se dokumentacionit të burgosurve politik, një kategori e mirënjohur për përkushtimin, vuajtjet, sakrificat dhe kontributin e dhënë për realitetin që gëzojmë sot. Do të jetë një bazë e mirë edhe për zgjidhjen institucionale e me ligj të çështjeve të pazgjidhura të burgosurve politik, statusin dhe të drejtat e tyre”, tha Kryetari Hyseni.

 

Prapa

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30

Ministria e Drejtësisë në: