Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Ministrja e Drejtësisë Nekibe Kelmendi priti në një takim Ministrin e Drejtësisë së Estonisë Rein Lang

Prishtinë, 10 mars 2010 - Në takimin e zhvilluar sot në mes ministres së drejtësisë së Kosovës, znj. Nekibe Kelmendi dhe ministrit të drejtësisë së Estonisë, z. Rein Lang, u bisedua për funksionimin e sistemit të drejtësisë dhe sundimin e ligjit në këto dy vende.

Në këtë takim konkretisht u bisedua edhe për thellim të bashkëpunimit në fushën juridike ndërkombëtare, si dhe mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve bilaterale në mes Kosovës dhe Estonisë për bashkëpunim në fushën e çështjeve penale dhe në transferimin e personave të dënuar.

Ministrja Kelmendi njoftoi homologun e saj estonez me funksionimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, që nga viti 1999.

“Kemi punuar dhe jemi duke punuar që sistemi i drejtësisë në Kosovë të jetë unik, ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe plani gjithëpërfshirës i presidentit Ahtisari”, theksoi ministrja Kelmendi. 
Sipas ministrit të drejtësisë së Estonisë, z. Rein Lang, Estonia është e gatshme të ofrojë përvojat e saja për ta ndihmuar Kosovën që sa më shpejtë të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Republika e Kosovës në mënyrë shumë të shpejtë po e bënë rrugën e saj drejtë BE-së. Nga përvoja jonë mund t’Ju sigurojmë se kjo nuk është rrugë e lehtë, mirëpo Estonia ka një përgjegjësi morale për të ndarë përvojën e saj në rrugën për në BE dhe në NATO. Në vitet e 90-ta kemi pasur rastin për të filluar rrugën tonë për në BE dhe në NATO dhe na janë dashur më shumë se dhjetë vjet për tu anëtarësuar plotësisht në këto dy organizata”, pohoi ministri estonez.

Ministri Lang gjithashtu premtoi ndihmën e shtetit estonez në digjitalizimin e sistemit gjyqësorë dhe në hartimin e legjislacionit.
Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes Kosovës dhe Estonisë, Ministri Lang ftoi ministren Kelmendi për vizitë në Estoni.

Prapa

Lajme

MINISTRIA E DREJTËSISË - INFORMON

Në bazë të nenit 6 pika 1,2,3 dhe 4 të Udhëzimit Administrativ për Programin dhe Mënyrën e dhënies së Provimit të jurisprudencës, nr. UA 152-126/09 datë 6/02/2009, Ministria e Drejtësisë...më shumë

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët për provimin e Noterisë se « Projekti për formimin e Noterëve » do të mbajë në Entin e Statistikes së Kosovës një seancë trajnimi shtesë në datat në vijim :...më shumë