Ballina BreadCrumbTrailer Lajme

Ministria e Drejtësisë ka lejuar ekstradimin e shtetasit malazez Isa Kajosheviç

Prishtinë, 29 janar 2010 - Duke u bazuar në Aktvendimin e datës 24 dhjetor 2009, të nxjerrë nga Gjykata e Qarkut në Prishtine dhe në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, ka lejuar ekstradimin e shtetasit malazez, Isa Kajosheviç, i lindur më 20 tetor 1967, në fshatin Dinosh të komunës së Podgoricës, Republika e Malit të Zi.

Ekstradim është ekzekutuar sot në ora 12 me mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Isa Kajosheviç, është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të Aktvendimit të lëshuar nga Gjykata e  Qarkut në Prishtinë, të datë 17 shtator 2009.

Z. Kajosheviç, ishte i kërkuar nga autoritet malazeze pasi që ishte i dënuar për veprën penale të “Vrasjes” dhe i njëjti është shpallur fajtor dhe është dënuar më pesëmbëdhjete vjet heqje lirie nga Gjykata e Lartë në Podgoricë, Republika e Malit të Zi.

Ky ekstradim është bërë në vazhdën e bashkëpunimit të mirë juridik ndërkombëtar që ekziston në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.

Prapa

Lajme

MINISTRIA E DREJTËSISË - INFORMON

Në bazë të nenit 6 pika 1,2,3 dhe 4 të Udhëzimit Administrativ për Programin dhe Mënyrën e dhënies së Provimit të jurisprudencës, nr. UA 152-126/09 datë 6/02/2009, Ministria e Drejtësisë...më shumë

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët për provimin e Noterisë se « Projekti për formimin e Noterëve » do të mbajë në Entin e Statistikes së Kosovës një seancë trajnimi shtesë në datat në vijim :...më shumë