U nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, për hartimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale të Kosovës
Prishtinë, 26 janar 2010 - Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Christopher W. Dell, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, për asistencën e SHBA-ve në hartimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, si ligje bazike për drejtësinë penale në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, SHBA-të do të sigurojnë një ekspert për hartimin e këtyre dy ligjeve, i cili do të punojë me kolegët nga Ministria e Drejtësisë dhe me ekspertë tjerë vendor dhe ndërkombëtar.
Me këtë rast, ministrja Nekibe Kelmendi, falënderoj ambasadorin Dell për ndihmën që Qeveria Amerikanë i ka ofruar dhe është duke i ofruar Ministrisë së Drejtësisë.
E falënderojmë Qeverinë Amerikane për ndihmën që po e ofron për Ministrinë e Drejtësisë, në formën siç është përcaktuar në këtë memorandum. Është kjo edhe një formë e mbështetjes krahas mbështetjeve tjera që Qeveria Amerikane po jep për Ministrinë e Drejtësisë. Me këtë mbështetje Ministria e Drejtësisë do të përfitoj në profesionalizimin e hartimit të ligjeve kapitale siç janë këto dy kode, por edhe në hartimin e ligjeve tjera, tha ministrja Kelmendi.
Ndërsa Ambasadori Christopher W. Dell tha: qytetarët duhet ti besojnë punës së policisë, prokurorëve dhe gjykatave në mënyrë që këto institucione të jenë efektive dhe shpresoj që ndihma e SHBA-ve do të ndihmojë në modelimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
Memorandum i Mirëkuptimit i nënshkruar nga ministrja Kelmendi dhe ambasadori Dell hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe përfundon më 1 Maj 2010.
Lajme 