Lajme
Përpjekje më të mëdha në luftimin e korrupsionit
Prishtinë, 23 maj 2013 Takimi i rregullt i Bordi të Përbashkët për Koordinim të Sundimit të Ligjit (JRCB), i përbërë prej përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE dhe Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit EULEX, u mbajt të enjten në ndërtesën e Zyrës së BE-së në Prishtinë. Ky takim u drejtua nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE, Samuel Zhbogar, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX, Bernd Borchardt. Kompakti vazhdon të formojë shtyllën e JRCB. Gjatë këtij takimi u prezantuan detajet për implementimin e tij.më shumë
Sqarim i Ministrisë së Drejtësisë për rastin e kërkesës për ekstradim nga Maqedonia
Prishtinë, 20 maj 2013 Javën që kaloi në mediet ,kryesisht Maqedonase, janë raportuar disa deklarata në emër të Ministrit të Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi. Ministria e Drejtësisë ndjehet e obliguar për të qartësuar opinionin publik se deklarata në fjalë nuk ka qenë deklaratë e z. Kuçi dhe as e ndonjë zyrtari tjetër të Ministrisë së Drejtësisë.më shumë
Çmohet mbështetja e Gjermanisë në procesin e implementimit të marrëveshjes
Prishtinë, 17 maj 2013 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Blomeyer.më shumë
Sqarim në lidhje me procedurat e ekstradimit
Prishtinë, 16 maj 2013 - Si rezultat i informatave të ndryshme dhe jo-zyrtare të cilat kanë qarkulluar së voni në mediet e vendit dhe më gjerë, Ministria e Drejtësisë ndjehet e obliguar për të sqaruar opinionin publik në lidhje me procedurat për ekstradim, për të sqaruar kështu keqkuptimet që janë bërë në publik.më shumë
Ministri Kuçi diskutoi rreth planit të implementimit të marrëveshjes Kosovë - Serbi
Prishtinë, 10 maj 2013 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar. Ai gjithashtu takoi më pas Komandantin e KFOR-it, Volker Halbauer dhe Zëvendës Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Joe Preston. më shumë




