Lajme
Drejtësia me afër qytetarëve
Prishtinë, 18 qershor 2013 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu, i cili ishte i shoqëruar nga Sven Marius Urke, përfaqësues i Këshillit të Lartë gjyqësor dhe prokurorial të këtij vendi.më shumë
Qeveria e përkushtuar në reformimin e administratës publike
Prishtinë, 18 qershor 2013 Reformimi i Administratës Publike në Republikën e Kosovës, është një prej prioriteteve dhe objektivave të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës. Në këtë drejtim janë bërë shumë punë deri me tani, por mbetet edhe shumë për tu bërë, që administrata publike në Republikën e Kosovës të përmbush të gjitha kriteret për një administratë profesionale, të pavarur dhe në shërbim të qytetarit, kështu tha Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, në takimin e Grupit të veçantë për Reformën e Administratës Publike.më shumë
Zëvendëskryeministri Kuçi ka takuar komandantin e KFOR-it Halbauer
Prishtinë, 13 qershor 2013 Zëvendëskryeministri dhe Ministri Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, është takuar me komandantin e KFOR-it, Volker Halbauer, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, situatë e cila nga të dy bashkëbiseduesit është vlerësuar e qetë.më shumë
Kuçi dhe Cliff biseduan për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Prishtinë, 13 qershor 2013 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ian Cliff.më shumë
Shërbimi shëndetësor i institucioneve korrektuese dhe të paraburgimit, nga Ministria e Drejtësisë kalon në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë
Prishtinë, 13 qershor 2013 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit midis dy ministrive, me të cilën do të bëhet delegimi i kompetencave për ofrimin e shërbimit të kujdesit shëndetësor në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Shëndetësisë.më shumë




