Lajme

Përpjekje më të mëdha në luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 23 maj 2013 – Takimi i rregullt i Bordi të Përbashkët për Koordinim të Sundimit të Ligjit (JRCB), i përbërë prej përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE dhe Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit – EULEX, u mbajt të enjten në ndërtesën e Zyrës së BE-së në Prishtinë. Ky takim u drejtua nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/PSBE, Samuel Zhbogar, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, Bernd Borchardt. Kompakti vazhdon të formojë shtyllën e JRCB. Gjatë këtij takimi u prezantuan detajet për implementimin e tij.më shumë

Sqarim i Ministrisë së Drejtësisë për rastin e kërkesës për ekstradim nga Maqedonia

Prishtinë, 20 maj 2013 – Javën që kaloi në mediet ,kryesisht Maqedonase, janë raportuar disa deklarata në emër të Ministrit të Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi. Ministria e Drejtësisë ndjehet e obliguar për të qartësuar opinionin publik se deklarata në fjalë nuk ka qenë deklaratë e z. Kuçi dhe as e ndonjë zyrtari tjetër të Ministrisë së Drejtësisë.më shumë

Çmohet mbështetja e Gjermanisë në procesin e implementimit të marrëveshjes

Prishtinë, 17 maj 2013 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Peter Blomeyer.më shumë

Sqarim në lidhje me procedurat e ekstradimit

Prishtinë, 16 maj 2013 - Si rezultat i informatave të ndryshme dhe jo-zyrtare të cilat kanë qarkulluar së voni në mediet e vendit dhe më gjerë, Ministria e Drejtësisë ndjehet e obliguar për të sqaruar opinionin publik në lidhje me procedurat për ekstradim, për të sqaruar kështu keqkuptimet që janë bërë në publik.më shumë

Ministri Kuçi diskutoi rreth planit të implementimit të marrëveshjes Kosovë - Serbi

Prishtinë, 10 maj 2013 – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Shefin e Zyrës së BE-së, njëherësh Përfaqësues Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar. Ai gjithashtu takoi më pas Komandantin e KFOR-it, Volker Halbauer dhe Zëvendës Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Joe Preston. më shumë

previous

Lajmet 1-5 Nga 7

next

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
  1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31

Ministria e Drejtësisë në: