Lajme
Në qershor fillon tranzicioni i EULEX-it
Bruksel, 29 mars 2012 - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. dr. Hajredin Kuçi, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Bruksel, me ftesë të institucioneve të BE-së, ndërkaq sot janë takuar me Shefin e Operacioneve Civile të Komisionit Evropian...më shumë
Zëvendëskryeministri Kuçi dhe Ministri Rexhepi kanë udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel
Prishtinë, 28 mars 2012 Me ftesë të Shefit të Operacioneve Civile të Komisionit Evropian, Hansjorg Haber dhe Drejtorit të Drejtorisë për Menaxhim të Krizave dhe Planifikim, Walter Stevens, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, sot kanë udhëtuar për vizitë zyrtare në Bruksel.më shumë
Ministri Kuçi u takua me profesorët e Oxfordit, Shields dhe Pritchard
Prishtinë, 28 mars 2012 - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim profesorët nga Universiteti i Oxfordit të Britanisë së Madhe, Derec Shields dhe Elenor Pritchard.më shumë
Ministri Kuçi dhe Kryeprokurori Schneider biseduan për thëllimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit
Prishtinë, 28 mars 2012 - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim një delegacion të Prokurorisë Publike të Mynihut (Landi i Bavarisë) të Gjermanisë, të kryesuar nga Dr. Ragnar Schneider, Kryeprokuror dhe Udhëheqës i Departamentit të Luftës kundër narkotikëve.më shumë
Ministri Kuçi dhe Jonston biseduan për Shërbimin Korrektues të Kosovës
Prishtinë, 27 mars 2012 - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot është takuar me Stephen Jonston, Udhëheqës i Shërbimit Korrektues të EULEX-it, me të cilin ka biseduar për punët që po bëhen në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit të Kosovës dhe për mundësin e ngritjes së kapaciteteve të këtyre qendrave.më shumë




