Departamenti i Administratës dhe Personelit
Mandati
Departamenti i Administratës dhe Personelit (DAP), si në çdo Ministri tjetër ka një rol me rëndësi organizative për bashkëveprim të të gjitha punëve Administrative e Juridike për të gjitha departamentet, zyrat, prokuroritë dhe njësitë tjera organizative në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
E tërë kjo ka për qëllim arritjen e një funksionimi më të mirë dhe më efikas në kryerjen e punëve të tërësishme për Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim të realizimit të strategjisë të hartuar në Ministrin e Drejtësisë, tërë kjo realizohet duke funksionuar Divizionet që gjenden në kuadrin e Departamentit të Administratës dhe Personelit.
Qëllimet-detyrat e Departamentit të Administratës dhe Personelit janë:
Këshillimi, dhënia e mbështetjes administrative për gjithë Ministrinë e Drejtësisë.
Mirëmbajtja e standardeve Administrative në harmoni me praktikat më të mira evropiane.
Udhëheqjen dhe drejtimin e departamentit qendror lidhur me punët administrative të rregullta të Ministrisë dhe
Të siguruarit e zhvillimit të standardeve të brendshme të operimit.
Gjersa objektivat kryesore mund të llogariten:
Planifikimi i punëve për një periudhë të caktuar kohore.
Formulimi, propozimi dhe arsyetimi i buxhetit si dhe implementimi i propozimeve buxhetore.
Përkujdesja rreth financave me mbikëqyrje dhe përcjellje të shpenzimeve financiare të buxhetit.
Këshillimi, dhënia e ndihmës juridike administrative e profesionale për të gjitha departamentet në përbërje te Ministrisë.
Menaxhimi i të gjitha punëve të Burimeve Njerëzore me përkujdesje të veçantë për: Rekrutimin e stafit profesional të nevojshëm për departamente dhe për tërë Ministrinë.
Zbatimi i rregulloreve, urdhëresave dhe udhëzimeve administrative të menaxhimit për Burime Njerëzore.
Funksionimi i logjistikës përkitazi me transportin, depot, materialet për zyre, dokumentacionin, ruajtjen e shënimeve etj.
Sigurimi i objekteve të cilat shfrytëzohen nga ana e Departamenteve në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë si dhe
Ofrimi i shërbimeve në sferën e teknologjisë informative dhe të komunikimit.
Prandaj mund të themi se Departamenti i Administratës dhe Personelit funksionin e vet e kryen nëpërmjet këtyre Divizioneve:
- Divizioni i Burimeve Njerëzore (DBNJ)
- Divizioni i Shërbimeve të Përgjithshme
- Divizioni për Buxhet dhe Financa
- Divizioni i Sigurimit dhe Operativës
- Divizioni i Teknologjisë Informative
U.D. Drejtor i Departamentit të Administratës dhe Personelit është z. Ramadan Bytyqi
Kontakti:
Email: ramadan.bytyqi@ks-gov.net
Tel: +381 (0) 38 200 18 289
Adresa: Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VIII, Zyra 818
Prishtinë, Kosovë
Departamenti i Administratës dhe Personelit