Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Drejtësisë së Republikës së Kosovës

Hajredin Kuçi mori postin e Zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës në janar të vitit 2008, si dhe atë të Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Kosovës në shkurt të vitit 2011. 

Gjatë kësaj periudhe ai ka luajtur një rol shumë aktiv në kapacitetin e tij të dyfishtë në avancimin e përpjekjeve për sundim të së drejtës në Kosovë. Është Profesor i rregullt i Fakultetit Juridik dhe i Fakultetit Filozofik (Departamenti i shkencave politike) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ku ligjëron të Drejtën e Unionit Evropian, Institucionet dhe Politikat e Unionit Evropian, të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe Konfliktin e Ligjeve. Ai ka shërbyer gjithashtu si profesor vizitor në institucione të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe disa universitete Amerikane dhe Evropiane.

Gjatë procesit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe më pas, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka shërbyer si Kryetar i Komisionit Kushtetues, komision i cili nën drejtimin e tij e ka hartuar Kushtetutën e parë të shtetit të Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008.

Para këtyre emërimeve, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Kuçi, ka shërbyer si ekspert ligjor në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim ndërkombëtar, mes viteve 2005 dhe 2007, si Kryetar i Komisionit për Rregullat dhe Procedurat e Kuvendit,  mes viteve 2004 dhe 2007, si dhe Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji të Kuvendit, mes viteve 2001 dhe 2004. Ai shërbeu gjithashtu si anëtar i Kuvendit në vitet 2001, 2004 dhe 2007, si dhe Këshilltar për Politikë të Jashtme i Kryeministrit të Kosovës mes viteve 1999 dhe 2000.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka qenë promotor aktiv i edukimit dhe zhvillimit në historinë më të re të arsimit të lartë të Kosovës. Ai themeloi Programin e Universitetit Veror të Prishtinës në vitin 2001, të cilin e udhëhoqi deri në vitin 2005. Ai po ashtu shërbeu si anëtar i Komisionit për Çështjet Statutore në Universitetin e Prishtinës, si Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës, mes viteve 2004 dhe 2005, dhe si Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës mes viteve 1997 dhe 2004.
Si student, Hajredin Kuçi, u angazhua në lëvizjen për pavarësi të Kosovës gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe revokimit të autonomisë së Kosovës në fillim të viteve 1990-të. Gjatë kësaj kohe ai shërbeu si Zëvendëskryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës. Ka shërbyer gjithashtu si Sekretar i Bordit Redaktues për revistën “E Drejta”,  mes  viteve 1996 dhe 1997 dhe si kryeredaktor i revistës studentore "Bota e Re", mes viteve 1992 dhe 1994.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi mban titullin Jurist i Diplomuar dhe Magjistër i Drejtësisë në të Drejtën Civile Ekonomike në Universitetin e Prishtinës, Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti i Bilkent-it, dhe Doktoraturë në Drejtësi nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Graz-it. Ai ka botuar punime të shumta mbi çështje juridike dhe politike si dhe mbi politikën e jashtme.

Është nderuar me çmime të ndryshme, përfshirë dhe në veçanti: Çmimin Student i Dalluar nga Universiteti i Prishtinës në vitin 1992, Çmimin Gazetar i Dalluar për punën e tij si kryeredaktor i Botës së Re në vitin 1996, Çmim Nderi për  kontributin e tij të veçantë në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, Çmim Nderi për kontributin e tij në bashkëpunimin ndëruniversitar nga La Rouché College në vitin 2004, si dhe Doktor Honoris causa nga Universiteti i Bozok-ut në Turqi në vitin 2011.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi jeton në Prishtinë, është i martuar me Fatmiren dhe kanë katër fëmijë: Argonën, Jonidën, Etnën dhe Jonin.

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
    1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31

Ministria e Drejtësisë në: