Ballina BreadCrumbTrailer Shërbimi Sprovues i Kosovës

Shërbimi Sprovues i Kosovës

Shërbimi  Sprovues i Kosovës

Shërbimi Sprovues i Kosovës, përkatësisht Shërbimi për Ekzekutimin e Dënimeve Alternative dhe  Re integrimin Shoqëror të personave të dënuar,  është përgjegjës për Ekzekutimin e dënimeve dhe masave alternative, mbikëqyrjen, risocializimin, reintegrimin, rehabilitimin dhe korrektimin, e të gjithë personave që kanë kryer në momente të caktuara vepra penale të ndëshkueshme sipas ligjeve të lartpërmendura në Kosovë. Pra, qëllimi i formimit të këtij shërbimi është, kalimi i dënimit me burg në dënime alternative më humane psiko- sociale.

Prandaj, bazuar në përgjegjësitë e tij, misioni i Shërbimit sprovues është “reduktimi i krimit, zvogëlimi i shkallës së recidivizmit, krijimi dhe rritja e sigurisë për shoqërinë tonë”.

Ky shërbim filloi punën me datën 02. Dhjetor, 2002, si pilot projekt në Prishtinë, nën kompetencat e Divizionit të Menaxhimit Penal/Departamentit të Drejtësisë (shtylla e I-rë e UNMIK-ut), me 5 anëtarë të stafit lokal. Pas kësaj, Shërbimi Sprovues ka pranuar edhe tri gjenerata zyrtarësh në punë dhe tani ky shërbim numëron gjithsej 64 anëtarë të stafit, 60 anëtarë të stafit janë staf profesional dhe 4 asistentë administrativ, prej tyre  61 me fakultet (i tërë stafi që direkt punon në profesion, zyrtar sprovues dhe udhëheqës), 2 anëtarë me Shkollë të Lartë Ekonomike dhe 2 janë me shkollë të mesme (asistent administrativ) . Përkatësia gjinore:  34  meshkuj (53.12%) dhe 30 femra (46.87%), kurse përkatësia nacionale: 63  shqiptarë dhe 1  serbe.

Shërbimi Sprovues i Kosovës, përveç drejtorisë së përgjithshme, është e organizuar për momentin edhe në pesë qendra regjionale, përkatësisht janë hapur qendrat regjionale nëpër regjione në të cilat ekzistojnë Gjykata të Qarkut, si në: Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë dhe Gjilan.

Shërbimi Sprovues i Kosovës për ta realizuar misionin, qëllimin, detyrat dhe përgjegjësitë e tij, bashkëpunon me shumë institucione vendore, por edhe ndërkombëtare dhe OJQ të ndryshme. Në radhë të parë këtu mendohet për institucionet dhe agjensionet të cilat në një mënyrë ose tjetër janë të lidhura me punën e SHSK-së, pra që kanë të bëjnë me risocializimin, rehabilitimin dhe re integrimin në shoqëri të gjithë atyre që kanë ra ndesh me ligjin.

Me rregulloren e UNMIK-ut 2006/26, të datës 27 Prill 2006, kompetencat për Shërbimin Sprovues të Kosovës nga Departamenti i Drejtësisë, kalojnë në Ministrinë e Drejtësisë. Me riorganizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Organogramin e ri të punës, që ka hyrë në fuqi në Maj të vitit 2007, Shërbimi Sprovues bëhet Departament i Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Që nga dita e parë e themelimit, duke qenë i vetmi shërbim i këtij lloji në Ballkan, Shërbimi Sprovues i Kosovës, synon të jetë shembull dhe model, për formimin e Shërbimit Sprovues, edhe në vendet në rajon.

Shkarko Dokumentin - Raporti i punës i Shërbimit Sprovues të Kosovës, janar-dhjetor 2009

Drejtoreshë e Përgjithshme e SHSK-së është Znj. Metije Ademi

Kontakti:
E-mail:
Metije.Ademi@ks-gov.net;
Tel 038/200 18 321
Adresa:
Ministria e Drejtësisë
Ndërtesa e ish Rilindjes
Kati VII, Zyra 604
Prishtinë, Kosovë

Lajme

MINISTRIA E DREJTËSISË - INFORMON

Në bazë të nenit 6 pika 1,2,3 dhe 4 të Udhëzimit Administrativ për Programin dhe Mënyrën e dhënies së Provimit të jurisprudencës, nr. UA 152-126/09 datë 6/02/2009, Ministria e Drejtësisë...më shumë

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë kandidatët për provimin e Noterisë se « Projekti për formimin e Noterëve » do të mbajë në Entin e Statistikes së Kosovës një seancë trajnimi shtesë në datat në vijim :...më shumë