Departamenti për Mjekësi Ligjore
Departamenti për Mjekësi Ligjore nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës, themelon, menaxhon dhe mirëmban sistemin mjekoligjor bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare dhe praktikat më të mira Evropiane për të siguruar shërbime mjeko ligjore, mësimdhënie dhe shërbime përkrahëse për familjet e personave të zhdukur.
Departamenti për Mjekësi Ligjore si organ publik kompetent, përgjegjës për të siguruar ekspertizë mjekoligjore dhe hetime mjekësore mbi vdekjen, ofron njohuri të reja, trajnime dhe ndihmë autoriteteve publike të Republikës së Kosovës, për të përcaktuar fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur si dhe eksumimin (zhvarrosjen) e eshtrave (të mbeturave) të njerëzve që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë dhe kthimin e eshtrave(të mbeturave) tek familjet e tyre.
Kontakti:
Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore është z. Arsim Gërxhaliu
Email: Arsim.Gerxhaliu@ks-gov.net
Tel: 038/200-18-555
Rrethi i Spitalit MD/DML
10000 Prishtinë
Departamenti për Mjekësi Ligjore