Roli dhe misioni i Ministrisë së Drejtësisë

Roli dhe misioni i Ministrisë mbështetet në dispozitat ligjore, përkatësisht  në Nenin 18 (1) (Shtojca 1) të Rregullores së Qeverisë nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe dispozitave tjera në fuqi nga të cilat rrjedhin  këto funksione dhe përgjegjësi, si në vijim:
 
i.   Zhvillon politikën brenda fushës së saj të përgjegjësisë, mundëson përgatitjen dhe zbatimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë;

ii.  Menaxhon çështjet administrative, financiare dhe buxhetore të Ministrisë;

iii. Ushtron mbikëqyrje ekzekutive mbi tërë shërbimin korrektues dhe shërbimin sprovues, në pajtim me dispozitat në fuqi;

iv.  Zhvillon dhe zbaton politika për të siguruar qasje të drejtë dhe efektive në sistemin e drejtësisë për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve në pajtim me ligjin në fuqi;

v.   Ushtron përgjegjësitë në kërkimin, marrjen, sigurimin dhe verifikimin e informacioneve lidhur me vendndodhjen dhe fatin e personave të zhdukur dhe kthimin e eshtrave të personave të zhdukur, shfrytëzimin e ndihmës dhe të ekspertizës së personelit përkatës, si dhe të specialistëve të tjerë, në pajtim me dispozitat në fuqi

vi.  Ushtron përgjegjësitë për çështjet që kanë të bëjnë me mjekësinë ligjore dhe hulumtimin e krimeve të luftës në pajtim me dispozitat në fuqi;

vii. Ofron ndihmë juridike ndërkombëtare;

viii.Përfaqëson autoritetet publike në procedurat gjyqësore dhe të arbitrazhit;

ix.  Ofron mbështetje me ekspertë në përgatitjen e marrëveshjeve të Qeverisë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;

x.   Mbikëqyr sistemin e noterisë, ndërmjetësimit dhe provimin e jurisprudencës;

xi.  Ruan dhe administron pasurinë e sekuestruar ose të konfiskuar në bashkëpunim me prokurorinë, gjykatën, apo organet tjera kompetente, në pajtim me ligjin në fuqi;

xii. Kryen edhe detyra të tjera, që i caktohen Ministrisë me legjislacionin përkatës në fuqi.

Arkivi i Lajmeve

  • H
  • M
  • M
  • E
  • P
  • Sh
  • D
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31

Ministria e Drejtësisë në: