Ministria e Drejtësisë
INFORMON
Prishtinë, 25 shkurt 2010
Në bazë të nenit 6 pika 1,2,3 dhe 4 të Udhëzimit Administrativ për Programin dhe Mënyrën e dhënies së Provimit të jurisprudencës, nr. UA 152-126/09 datë 6/02/2009,
Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës :
INFORMON
Informohen kandidatët të cilët dëshirojnë që ti nënshtrohen dhënies së provimit të jurisprudencës, së provimin mundë ta paraqesin deri me datën 15/03/2010.
Në emër të shpenzimeve të Komisionit provues, kandidatit është i obliguar që për paraqitjen e provimit ti paguaj 150 .
Pagesa behët në bazë të faturës, e cila merret të Sekretari i Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës, në Pallatin e ish Rilindjes kati i VIII, krahu i majtë, zyra
nr.803 .
Do të konsiderohet së është bërë paraqitja e provimit , vetëm atëherë kur kandidati do sjellë kopjen e faturës mbi pagesën e bërë, në të kundërtën kandidatit nuk do ti lejohet nënshtrimi i dhënies së provimit të jurisprudencës.
Provimi do të mbahet në fund të muajit Mars 2010, për datën e saktë kandidatët do të njoftohen në kohen e duhur.
Për të gjitha informatat lidhur me provimin, kandidatet mundë të informohen personalisht të Sekretari i Komisionit në Pallatin e ish Rilindjeskati i VIII ,krahu i majtë , zyra nr.803 apo përmes telefonit 044/161-583 prej orës 8,00 deri në orën 16,00.
Ministria e Drejtësisë
Rightnav news